Dëshira më e madhe e një mërgimtarit kosovar nga Gjermania është që të martohet me kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari -Lilen.
Këtë dëshirë, mërgimtari me emrin Lulëzim e ka shprehur në njërin nga emisionet kontaktuese në radio Dukagjin, shkruan “Kosovarja”.
Ai ka thënë se sikur mos të ishte e martuar kryetarja Kusari -Lila, do ta merrte menjëherë për grua. Madje sipas tij do të ia rregullonte edhe vizën(lejës e qendrimit).
Natyrisht se emisioni ishte argëtues ashtu siç u mundua edhe dëgjuesi të i përshtet temës së emisionit!