Një qytetar nga Gostivari i kishte blerë gjevrek vajzës së tij 2 vjeç përderisa ishte nisur për në udhëtim, Zvicër, por brenda ka gjetur diçka të pazakontë, gozhdë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“E kam blerë të shtunën në mëngjes në Gostivar dhe jam nisur për në Zvicër sot në mëngjes.
Ishte vajza ime 2 vjeçare duke ngrënë gjevrekun dhe fatmirësisht në momentin e fundit i’a kam marrë nga dora, dhe e shpëtova vajzën time”, tha qytetari i cili ka denoncuar rastin. /Telegrafi/