Ministria e Infrastrukturës (MI), ka dhënë disa këshilla për mërgimtarët me qëllim që ata të kenë kujdes me avio-kompaninë që bëjnë rezervimin e biletave.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka shkruar në facebook se mërgimtarët është e rëndësishme të kenë kujdes se tek cila avio-kompani bën rezervimin e biletave.
Ndryshe, me fillimin e sezonës së verës, ka një rritje të dukshme të diasporës së Kosovës që udhëtojnë në drejtim të vendlindjes për pushime verore. /Telegrafi/