Kryefamiljari prej 8 vitesh jeton i ndarë nga gruaja dhe fëmijët e tij, për arsye se nuk kishte një shtëpi për ta vendosur familjen e tij.
Por jeta e ndarë e Emrullah Berishës – nga fshati Guri i Bardhë i Malishevës – me fëmijët dhe gruan e tij, do të merr fund.
Falë kontributit të shoqatës së mërgimtarëve shqiptarë në Australi, kjo familje do të bëhet më shtëpi.
Emrullahu tregon se ai vet jeton në një dhomë në fshatin e tij, në skamje dhe kushte tepër të vështira, duke shtuar se kalojnë gati një muaj dhe nuk i sheh fëmijët e tij, të cilët jetojnë në shtëpinë e dajve e tyre në Fushë – Kosovë.
“Familja po mërziten, dhe fëmijët po fillojnë me qajt, kur po i kthej në shtëpi. Nuk po mundem me qëndru në këtë shtëpi, por zori çka nuk po të bëka. Fëmijët po qajnë kur po ndahemi. Prej këtu i kam 50 kilometra larg”, ka thënë Berisha.
Bashkëshortja e Emrullahut, Fikrije Berisha, ka thënë se është tepër e vështirë që të jetohet më fëmijë dhe larg burrit të saj.
Ajo ka thënë se “nuk mundem me përshkruar as vet”.
“Shumë keq me ndejt te familja me fëmijë. Fëmijëve lotëve prej fytyrës nuk po i largohen për babanë e tyre”, ka shtuar ajo./Telegrafi/