Mërgimtarët që udhëtojnë drejt Kosovës kanë filluar të shmangin pikat e kalimit kufitar me Serbinë, duke iu përgjigjur apelit për kujdes nga institucionet e Kosovës.
Të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë një prani minimale të kolonave në të gjitha pikat kufitare me Serbinë, përveç pikës Dheu i Bardhë.
Në të gjitha vendkalimet kufitare, pra edhe në Merdar, ku zakonisht krijohen kolona e pritje të gjata, për të hyrë në Kosovë nuk pritet më gjatë se 3-5 minuta.
Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar, Dheu i Bardhë është i vetmi vendkalim kufitar ku mërgimtarët presin 50 minuta pritje në hyrje dhe 5-10 minuta në dalje, me një kolonë prej 300 metrash në hyrje.
Ky ndryshim në fluksin e lëvizjes me Serbinë tregon një vetëdije të rritur mes mërgimtarëve për të shmangur pikat e kalimit kufitar me Serbinë dhe për të siguruar një udhëtim më të qetë dhe të sigurt drejt vendlindjes.
Kujtojmë edhe kryeministri Albin Kurti, pas incidentit të Faton Hajrizit në Serbi u kishte bërë thirrje mërgimtarëve që të ndjekin njoftimet e autoriteteve shtetërore.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi, duke klikuar KËTU./Telegrafi/