Nga 1 janari, bashkatdhetarët që kanë qëndruar për festat e fundvitit në Kosovë, tani po kthehen në vendet ku punojnë dhe veprojnë.
Por, sërish edhe për t’u kthyer ata po hasin në pengesa të ndryshme, dhe pritje të gjata kufitare.
Në një video dërguar Telegrafit, shihen kolona të gjata të automjeteve në kufirin Kroaci-Slloveni.
Siç thonë mërgimtarët, gjatësia e kolonës arrin deri 12 kilometra.