Telegrafi

Mërgimtarët që vijnë nga këto shtete, duhet ta kenë testin PCR negativ për të hyrë në Kosovë (Dokument)

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që të lehtësoj masat për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit, ndërkaq nuk është ndryshuar vendimi për personat që hyjnë nga shtetet tjera në territorin e vendit tonë.

Në bazë të vendimit i cili ka hyrë sot në fuqi, “Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit”.

Njëjtë ishte e paraparë edhe me vendimin e kaluar të Qeverisë së Kosovës.

Sipas të dhënave të cilat janë përditësuar sot në web faqen e ECDC-së, janë 30 vende të cilat konsiderohen vende me rrezik të lartë, përfshirë këtu edhe Austrinë, Gjermaninë, Francën, Belgjikën, Italinë, Spanjën etj.

Lista e plotë e vendeve me rrezik të lartë sipas ECDC-së:

Detajet nga vendimi i Qeverisë në detyrë:

Hyrjet e qytetarëve të huaj dhe vendorë në Kosovë

  1. Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.
  2. Përjashtim nga pika 1 më lartë bëjnë:

2.1. Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore;

2.2. Qytetarët e huaj që punojnë si transportues profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19;

2.3. Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;

2.4. Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre;

  1. Të gjithë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.
  2. Përjashtim nga pika 3 më lartë bëjnë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër) që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit. /Telegrafi/