Mërgimtarët e Dibrës nga SHBA edhe këtë verë do të sigurojnë mjete financiare për funksionimin normal të shpëtimtarëve në ujë të cilët kujdesen për sigurinë e notarëve në Liqenin e Dibrës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vendimi për këtë e ka sjell Bordi Drejtues i Shoqërisë “Dibra” me qëndrim në New York. Vendimi është publikuar në faqen e internetit e saj ku thuhet “aderimi dhe siguria e qytetarëve në plazhet e Liqenit të Dibrës mbi të gjitha”.
Në bregun e Liqenit të Dibrës, në pjesën e plazhit të qytetit, ku ka më shumë qytetarë, vitin e kaluar për herë të parë ka pasur shpëtimtar duke ju falënderuar mërgimtarëve nga SHBA.
Këtë aktivitet e realizojnë në bashkëpunim me Komunën dhe Kryqin e Kuq. /Telegrafi/