Site icon Telegrafi

Mërgimtarët Halim e Robert Hoti ndanë 350 pako ushqimore për familjet në nevojë

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, vëllezërit mërgimtarë nga Suedia, Halim e Robert Hoti, në bashkëpunim me organizatën “Ndihmo edhe Ti”, kanë ndarë 350 pako ushqimore për familjet që kanë nevojë.

Vlera monetare e kësaj ndihme kap shifrën e 7000 eurove, kurse pakot me gjëra ushqimore janë shpërnda në tri komuna, Prishtinë, Malishevë dhe Drenas.

Në këtë shpërndarje, ndihmë asistuese dhanë edhe Drejtoritë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të komunave në fjalë.

Përfaqësuesit e shoqatës “ Ndihmo edhe Ti” Liridon Llapashtica dhe Labinot Hashani, kanë shprehur gatishmëri që edhe në të ardhmen të realizojnë aksione të ngjashme.

Organizata “Ndihmo edhe Ti”, me donator Halim Hotin, brenda një vitit ka arritur që të ndërtojë 8 shtëpi dhe t’u dal në ndihmë mijëra familjeve me gjëra ushqimore dhe veshmbathje.

Exit mobile version