Mos ardhja e mërgimtarëve për një kohë të gjatë në vendlindje si pasojë e pandemisë, bëri që rajoni i Pollogut të duket i boshatisur. Por javës së fundit, gjallëria është kthyer në qytet. Me ardhjen e mërgimtarëve, edhe bizneset kanë filluar të frymojnë më lirshëm.
Megjithatë si çdo herë, autoritetet komunale pa zgjidhje për mungesën e vendeve për parkim. Nga Sektori i Punëve të Brendshme, me ardhjen e mërgimtarëve, kanë shtuar dhe masat e sigurisë në komunikacion.
“Presim që numri të rritet ende më shumë deri në fundjavë, kështu që, apelojmë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe dispozitat ligjore të komunikacionit. Me veturat e tyre të dalin vetëm sipas nevojave që t`iu japim një mundësi më tepër mërgimtarëve që të kenë hapësirë më të madhe për t’u parkuar sepse e dimë se sa është kapaciteti i Tetovës me parkingjet”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë./Alsat/