Telegrafi

Mërgimtarët “bllokohen” në Merdarë

Ramadan Gashi, mërgimtar nga Kosova që jeton në Austri, ka thënë për Telegrafin se kolonat në Merdarë arrijnë deri në tri kilometra. Sipas tij, kolonat janë pasojë e neglizhencës së autoriteteve serbe.

“Një orë e gjysmë kam pritur me makinë, për të lëvizur vetëm 100 metra”, ka thënë Gashi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Telegrafin se ka pasur kolona në intervale kohe prej 45 minuta deri në një orë e gjysmë, për shkak të fluksit të qytetarëve gjatë festave.

“Në këso raste ne shtojmë personalin, por varet edhe nga pala serbe se sa janë efikas”, ka thënë ai. /Telegrafi/