Në prag të festave, shqiptarët në Cyrih të Zvicrës po organizojnë një Gala Mbrëmje më 2 dhjetor për ti ndihmuar familjet me varfëri të skajshme të cilat janë identifikuar nga dëgjuesit e Radio Dukagjinit në emisionin Radar.
Pas mbështetjes së shqiptarëve në Londër, KULTura – Shoqata për promovim të kulturës dhe shkëmbim kulturorë u fton përzemërsisht me datën 2 dhjetor 2016 në ora 19:00 të bashkangjiteni në Galla Mbrëmjen Humanitare që do të mbahet në Restaurant Salmen, Uitikonerstr. 17, 8952 Schlieren.
Fitimi dhe donacionet tuaja gjatë kësaj mbrëmje u dedikohen drejtpërsëdrejti familjeve në varfëri të skajshme në Kosovë.
Krahas koktejit dhe darkës festive, mbrëmja e mbështetur nga emisioni Radar do të transmetohet drejtpërsëdrejti në TV Dukagjini dhe përcillet nga një program i përzgjedhur artistik me artistë të njohur si Sejat Jakupi (Telex), Hana Cakuli, Besa Llugiqi (përcjellë nga maestro Valton Beqiri), Linda Rukaj, Adelina Emini, Ansambli “Shota” nga Aargau e udhëhequr nga Agron Bajrami, Labinot Rexha, Nita Latifi, e të tjerë.
Pagesën prej 150.- CHF për person, e cila përfshinë koktejin, darkën dhe konsumin e të gjitha pijeve joalkoolike gjatë mbrëmjes, mund ta bëni pasi të na keni kontaktuar përmes e-mail adresës
kultura.verein@hotmail.com ose ne numrin e telefonit 078 928 3528
Afati i fundit për bërjen e pagesës është dita e hënë, 21.11.2016.
Njëkohësisht i ftojmë bizneset që përmes sponzorimit të bëhen pjesë e kësaj mbrëmje humanitare të na kontaktojnë në e-mail adresën e lartëshënuar.
Më poshtë shihni videon me fotografitë e familjeve që do të ndihmohen.