Mërgim Vojvoda edhe një herë ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për Kosovën.
Mbrojtësi i Përfaqësues tonë që kishte paraqitje fantastike në këto kualifikime, nuk është i zhgënjyer me rezultatin që morën mbrëmë ndaj Anglisë, pasi kanë mësuar shumë gjëra.
‘Dardanët’ pësuan humbje 0-4 ndaj ‘Tre Luanëve’ në stadiumin “Fadil Vokrri”, por që gjasat tashmë i kishim të humbura prej disfatës 1-2 ndaj Republikës Çeke.
Vojvoda ka postuar një foto së bashku me bashkëlojtarët në llogarinë e tij në Instagram duke thënë se e do Kosovën me zemër.
“Ne e duam me zemër Kosovën”, ishte përshkrimi i tij për foton. /Telegrafi/