Telegrafi

Mërgim Mavraj në formacionin e Bundesligas (Foto)

Ka udhëhequr ekipin e tij drejt një barazimi 1-1, shumë të vlefshëm dhe të vështirë përballë skuadrës së Borussia Dortmund, kundër yjeve me famë botërore dhe për këtë arritje, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, që aktivizohet në Bundesligën gjermane me ekipin e FC Koln është shpërblyer në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mërgim Mavraj është bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës, për të qenë në një skuadër përkrah disa prej futbollistëve më të mirë në botë, sikurse janë Arien Robben, Thomas Muller dhe Robert Lewandowski.

Vlerësimi maksimal për futbollistin shqiptar që luan në radhët e skuadrës së FC Koln ka ardhur nga kanali televiziv gjerman ARD, i cili në faqen zyrtare, sikurse dhe në profilin në “Facebook” ka publikuar formacionin më të mirë të javës së 14-të të Bundesligës, mes të cilëve radhietet edhe Mavraj.