Listat e deputetëve të rinj që do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), si duket është pak befasuese.
Kandidati Mërgim Lushtaku, ka arritur që të grumbullojë mbi 20 mijë vota, duke u renditur kështu menjëherë pas kreut të partisë, Kadri Veseli, transmeton Telegrafi.
Lushtaku ka lënë prapa vetes më vota, edhe zëvendëskryetarët e partisë, Enver Hoxhaj dhe nënkryetarëve, Memli Krasniqi dhe Hajredin Kuqi.
Ai ka kaluar dukshëm për nga numri i votave figurat e njohura të PDK-së, si nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe shefin e grupit parlamentar, Zenun Pajaziti./Telegrafi/.