Telegrafi

Mërgim Berisha shpërthen me hat-trick në Austri (Video)

Quhet Mërgim Berisha dhe është vetëm 18 vjeç, por duket se ka një të ardhme të shkëlqyer përpara.

Sulmues i talentuar, i cili i përket Salzburgut, Berisha ka dy vjet që luan mes të rinjve të Salzburgut dhe Liferingut, klub që i përket Salzburgut dhe merr pjesë në divizionin e dytë austriak, transmeton Sportal.al.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë

Me Liferingun e ka nisur sezonin aktual Berisha dhe që në ndeshjen e dytë ka shpërthyer, duke shënuar 3 gola në fitoren 4-1 arritur dje në transfertë, ndaj Viner Nojshtat.

Një futbollist me të dhëna të shkëlqyera, Berisha është kërkuar më herët edhe nga Shqipëria U17, por për momentin lojtari nuk ka luajtur me asnjë kombëtare dhe shumë shpejt pritet një vendim final, sepse e duan Shqipëria, Kosova e Austria.