Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, muajve të fundit ka qenë një emër goxha i komentuar në media e shtypin rozë.
Kjo për shkak të historisë së dashurisë me Vesa Vllasaliun, e cila e riktheu ngjarjen edhe në Big Brother.
Ylli i Hoffenheim së fundmi po shijon pushimet së bashku me partneren e tij, Edona Rudaku.
Si destinacion të këtij udhëtimi ata kanë zgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht Dubain.
Dyshja kanë ndarë me ndjekësit disa fotografi të tyre në InstaStory duke treguar se po kalojnë një kohë të mrekullueshme.
Edona po ashtu u përfol, pasi Vesa e kishte akuzuar se ia mori burrin, ndërsa ishin mikesha të ngushta.
Ajo e mohoi një gjë të tillë teksa theksoi se nuk kanë qenë të afërta, thjesht janë njohur. /Telegrafi/