Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha ka shënuar një supergol nga rreth 30 metra, në një goditje e lirë, e cila erdhi vetëm 23 sekonda pas inkuadrimit në lojë.
RB Salzburg ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Klagenfurt në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Superligën e Austrisë.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Karim Adeyemi (3’), Berisha (70’) dhe Rasmus Kristensen (88’) për vendasit, ndërsa Alex Timossi Andersson (14’) për mysafirët.
3️⃣ Tore, 3️⃣ Punkte. 💪
— FC Red Bull Salzburg (@RedBullSalzburg) August 21, 2021
Megjithatë, lajmi është i gjithi tek goli i reprezentuesit shqiptar të Gjermanisë, Mërgim Berisha.
„Mergim Berisha kehrt zurück und streichelt seine Farben gegen aufmüpfige Klagenfurter nach 23 Sekunden auf die Siegerstraße.“ #rbsska
— FC Red Bull Salzburg (@RedBullSalzburg) August 21, 2021
Berisha arriti të shënojë një supergol vetëm 23 sekonda pasi u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.
Djaloshi nga Kosova shënoi nga një gjuajtje e lirë nga rreth 30 metra. /Telegrafi/
Fucking Mergim Berisha pic.twitter.com/Nwkozt5vfO
— Kujtim Neziraj (@KujtimNeziraj) August 21, 2021