RB Salzburg ka shënuar që në rastin e parë ndaj Bayern Munich, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Austriakët e kanë nisur ndeshjen me seriozitetin më të madh, duke parë që para tyre kanë kampionët e Evropës.
Goli për RB Salzburgun erdhi që në minutën e katërtë me sulmuesin shqiptar Mërgim Berisha.
Lojtari pranoi një top në zonë dhe me një goditje të fortë shënoi për 1-0.
🇩🇪🇽🇰 Mergim Berisha GOAL
Mergim Berisha keeps delivering in the RB Salzburg shirt. He just opened the score for RB Salzburg against Bayern Munich. His second in the Champions League this season 🔥
— Kosovar Talents (@Kosovartalents) November 3, 2020
Para ndeshjes RB Salzburg kishte një pikë nga dy ndeshje. /Telegrafi/