Site icon Telegrafi

Mërgim Berisha ishte njeriu i ndeshjes për Salzburgun – nota e tij dhe e lojtarëve të tjerë

Red Bull Salzburgu e ka mposhtur Lokomotivën e Moskës me rezultat 3-1 në kuadër të rrethit të pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Skuara austriake kaloi në epërsi qysh në pjesën e parë me dy golat e shënuara me anë të Mërgim Berishës (28′ dhe 41′).

Në pjesën e dytë, Lokomotiva e Moskës tentoi të rikthehej, duke shënuar për 2-1 me anë të Miranchuk, që realizoi nga penalltia.

Lexo po ashtu I 'çmendur' Mërgim Berisha - shënon dy gola të bukur për Salzburgun në Ligën e Kampionëve

Por, Salzburgu u përkujdes që të fitonte tri pikë, pasi shënoi edhe golin e tretë me anë të Adeyemit në minutën e 81-të.

Berisha padyshim se ishte lojtari i ndeshjes në këtë takim, duke marrë notën 8.2, për dy golat e shënuara.

Salzburgu aktualisht është në vendin e tretë me katër pikë në Grupin A, derisa shpreson që Bayern Munichu të fitojë sonte ndaj Atletico Madridit, për të shpresuar se mund të kalojnë fazën e grupeve. /Telegrafi/

Foto: WhoScored
Exit mobile version