Site icon Telegrafi

Mërgim Berisha drejt transferimit në Serie A

Sipas një postimi në X nga gazetari i Sky Sports, Ben Heckner, klubi italian Monza ka shfaqur interes për të nënshkruar me sulmuesin e Hoffenheim, Mergim Berisha, i cili është 26 vjeç.

Bisedimet e para kanë filluar tashmë, ku skenari i mundshëm është një marrëveshje huazimi me opsion blerjeje.

Megjithëse ka mundësi të tjera në Bundesliga për të, Monza duket e vendosur për të forcuar sulmin e saj për sfidat e ardhshme në Serie A.

Mergim Berisha, i cili ka luajtur për klube të ndryshme si Red Bull Salzburg dhe Fenerbahce, sjell me vete përvojë dhe potencial të madh për skuadrën e Monzës.

Andaj, klubi nga Serie A dëshiron të sigurojë sulmin e tyre dhe qëndrimin në elitën e futbollit italian.

Marrëveshja për huazim ende nuk dihet sa do të kushtojë, por sillet rreth 1.5 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version