Në kuadër të projektit të Ministrisë së Kulturës për konservim dhe restaurim të fasadave në bërthamat e vjetra urbane, është meremetuar edhe një objekt i vendosur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Bëhet fjalë për objektin në rrugën “Evlija Çelebija” nr. 3a, i cili është një prej dyqaneve më të vjetër për ngjyrosje të tekstilit, që është i dukshëm nga procesi teknologjik autentik dhe ende në funksionon, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky dyqan në Çarshinë e Vjetër të Shkupit daton nga fillimi i shekullit të 20-të dhe përmban tipare të ruajtura karakteristike arkitektonike për dyqanet nga ajo periudhë. Me projektin për intervenime konservatore të restaurimit, të cilin e kryejnë ekipe profesionale të Qendrës konservatore Shkup, janë ruajtur vlerat e tyre arkitektonike të stilit dhe është mundësuar kthim i imazhit autentik të fasadave të këtij objekti.
Në periudhën e kaluar, siç është theksuar në kumtesën e Ministrisë së Kulturës, janë ndërmarrë shumë aktivitete për revitalizim të Çarshisë së Vjetër të Shkupit me qëllim të kthimit të shkëlqimit të kësaj Çarshie më të madhe në Republikën e Maqedonisë nga lloji i shekullit të mesëm dhe oriental.
Me Ligjin dhe Programin për rivitalizim të cilat u sollën në vitin 2009, në vepër zbatohet një qasje e integruar për ruajtje të përhershme të të gjitha vlerave të Çarshisë së Vjetër dhe merren masa shtesë për ripërtëritje, zhvillim të qëndrueshëm, riaktivizim ekonomik dhe kulturor të kësaj tërësie, njofton AIM.
Në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Komunës së Çairit, në periudhën e fundit janë realizuar një numër i madh i projekteve, ndërsa në shumë pika janë vendosur edhe shandanë për ndriçim të kësaj tërësie të rëndësishme. /Telegrafi/