Makinat e Mercedes-Benz të shekullit XX njihen ndryshe edhe si “Shigjetat e Argjendta”.
Duket se po kështu do të quhen edhe në shekullin XXI, duke nisur nga EQ Vision Silver Arrow, që është prezantuar në Monterej.
Mercedes-Benz EQ Vision Silver Arrow është një makinë e frymëzuar nga W125 e viteve ’30, si në format aerodinamike, ashtu edhe në ngjyrë.
Një mjet 5,3 metër i gjatë dhe 1 metër i gjerë, kjo makinë tërësisht elektrike është e ardhmja e markës së famshme gjermane. /kp/Telegrafi/