Mercedes-Benz është një nga gjigantët e automobilizmit, që nuk i lë mundësi asnjë prodhuesi të zhvillohet si duhet.
Pasi u bë e ditur se kompania gjermane është duke punuar një veturë me të cilën do të rivalizojë Aston Martin AM-RB 001, tani janë bërë të ditura planet tjera, transmeton Telegrafi.
Mësohet se Mercedes po punon në një makinë, që do të jetë konkurrente direkte e Porsche Panamera.
Bëhet e ditur se kjo AMG GT do t’i ketë katër dyer dhe 600 kuajfuqi nën kapak, por nuk jepen edhe detajet shtesë.
“Panamera do të struket rrugëve, kur të takohet me këtë model”, është komentuar nga entuziastët ky rast. /Telegrafi/