Një makinë është aksidentuar sot në qendër të qytetit të Durrësit, ku si pasojë e shpejtësisë së madhe shoferi ka humbur kontrollin dhe ka hyrë në zonën pedonale të sheshit duke u përplasur me shatërvanin.
Nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk ka asnjë të dëmtuar.
Ka qenë rastësi dhe është fat që në orarin e ngjarjes në tavolinat e vendosura për të parë ndeshjet e Euro 2016 nuk ka patur njerëz, sepse në fakt në ato momente ishte duke u luajtur një takim.
Për Mercedesin luksoz ka qenë një “mallkim” i vërtetë që ka përfunduar brenda shatërvanit të “Rilindjes” të inauguruar me aq bujë vjet. /mapo/