Site icon Telegrafi

Mercedesi ka në plan versionin pa kulm të GLC

Mercedes-Benz ka lansuar ditë më parë modelin GLC Coupe dhe tani kanë nisur raportimet se kompania po konsideron krijimin e një versioni kabrio të automobilit.

Lëvizja e befasishme ngjan në hapin e Land Roverit për të krijuar modelin e hapur Range Rover Evoque.

SUV-ët kabrioletë pritet të jenë goditja e ardhshme e tregut dhe gjermanët duket se do të jenë ndër të parët që do të ofrojnë model të tillë.

Autocar raporton se një shef ekzekutiv i Mercedesit ka paralajmëruar një model të tillë. Duke folur për këtë revistë ai ka thënë se është fans i Evoque Convertible.

“Do të ishte interesante, dhe në fakt nuk është diçka që kërkon shumë sfidë inxhinierike”, ka thënë Kelz.

Aktualisht nuk ka asnjë detaj për specifikat dhe për çmimin.

Exit mobile version