Site icon Telegrafi

Mercedesi feston 50-vjetorin e serisë AMG, me edicion të limituar vetëm për tregun japonez (Foto)

Këtë vit Mercedes-AMG feston 50-vjetorin e krijimit. Për të shënuar këtë datë të veçantë do të lansojë gjatë shtatorit në Frankfurt Auto Show, modelin e shumë pritur Mercedes Project One.

Para kësaj date kompania gjermane do të lansojë modelin Mercedes-AMG G63, të limituar në 50 njësi, vetëm për tregun në Japoni, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Rekord vizitorësh në ditën e tretë të Panairit ‘Prishtina International AutoShow’

Ky SUV special do të jetë i punuar nga materiali i lehtë me linja të kryera me kujdes. Nën kapak do të ketë motorin 5.5-litra turbo dyshe që prodhon 563 kuajfuqi, ndërsa ofron qëndrueshmëri dhe shpejtësi të lartë.

Të interesuarit për këtë G63 të veçantë duhet të bëjnë gati 196 mijë dollarë! /Telegrafi/

Exit mobile version