Telegrafi

Mercedesi e dëshiron Schumacherin

“Kjo mundësi është ndjekur vazhdimisht dhe besoj se do të ndodhë”, thotë Jordan.

Ndërkohë, zëdhënësja e Schumacherit, Sabine Kehm, ka thënë për BBC Sport se rikthimi i legjendës gjermane në pistë vështirë se mund të ndodhë, “mirëpo kurrë mos thuaj kurrë”.

Nëse kjo ndodh, atëherë Schumacheri do të ribashkohej me bosin e Mercedes GP, Ross Brawn, i cili ishte truri i shtatë titujve të gjermanit te Benetton dhe Ferrari. /Telegrafi/