Tobias Moers, që është njëri nga udhëheqësit e kompanisë gjermane Mercedes, ka bërë të ditur se GT R Black Series më nuk do të hyjë në prodhim.
Makina që ishte paraparë të lansohet më 2018, nuk do të dalë ndonjëherë në treg, transmeton Telegrafi.
Duke marrë parasysh koston e madhe që ka kjo veturë dhe përkushtimin që duhet t’i kushtohet, zyrtarë të Mercedesit kanë vendosur të mos e prodhojnë, duke i kushtuar rëndësi modeleve tjera.
“Kemi një prodhimtari të gjerë dhe kërkesa të shumta. Kemi bërë shumë llogari derisa vendosëm që Black Series nuk do të jetë i kërkuar në treg”, ka thënë Moers lidhur me rastin.
Sipas të gjitha gjasave, Mercedes po fokusohet në modelet që lëvizin me energji elektrike dhe që voziten vet. /Telegrafi/