Telegrafi

Mercedes zbulon planet rreth veturës së re elektrike

Mercedes ka zbuluar plane ambicioze për të zgjeruar gamën e veturave elektrike.

Më herët Mercedes kishte njoftuar modelin elektrik EQS i frymëzuar nga koncepti VIsion EQS, si dhe kryqëzimet EQA dhe EQB.

Tashmë kompania po zhvillon gjithashtu një prototip të quajtur EQXX, i cili do të ketë diapazonin më të gjatë në botë, dmth i cili do të jetë në gjendje të mbulojë të paktën 1,200 km me një karikim të vetëm të baterisë, transmeton Telegrafi.

Projekti po punohet nga një ekip nga Stuttgart me mbështetjen e Grupit AMG High Performance Powertrains me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, i cili prodhon motorë për Formula 1.

Në vend që të rrisin kapacitetin e baterisë dhe të shtojnë peshë të panevojshme, inxhinierët pretendojnë se aerodinamika më e mirë do të lejojë diapazon më të madh.

Forma aerodinamike e prototipit EQXX lë të kuptohet nga foto e mësipërme, por detajet tjera nuk janë treguar. /Telegrafi/