Site icon Telegrafi

Mercedes zbulon AMG GT, rivalin me katër dyer të Porsche Panamera (Foto)

Prodhuesit gjermanë Mercedes dhe Porsche, kanë hyrë në një garë të re rivaliteti, kësaj radhë për super-makinën më të mirë më katër dyer.

Vetëm pak kohë pasi u prezantua Porsche Panamera Sport Turismo, ka vepruar me shpejtësi edhe Mercedes duke prezantuar një pjesë të AMG GT, transmeton Telegrafi.

Ka mjaftuar vetëm një shikim i shpejtë, që të kuptohet se bëhet fjalë për një makinë me katër dyer, që pritet të jetë e shpejtë dhe e fuqishme.

Në bazë të linjave të lëmuara, shihet se nuk ka dalë shumë nga baza që kanë edhe veturat e mëparshme, por shihet një lidhje e veçantë mes xhamit të përparmë dhe tavanit. Në të njëjtën mënyrë, është bërë edhe përfundimi me xhamin e pjesës së pasme.

Nuk dihen detajet e AMG GT, por për më shumë rreth Sport Turismo do të mësojmë në Geneva Motor Show. /Telegrafi/

Exit mobile version