Entuziastët e makinave Mercedes, kanë mbetur të zhgënjyer me reklamën që ka krijuar prodhuesi gjerman, për ta prezantuar modelin e ri X-Class.
Kjo makinë që ka edhe hapësirën për bartjen e mallrave, shfaqet sikur të ketë edhe superfuqi, ndërsa sfidon edhe krijesat që mund të fluturojnë, transmeton Telegrafi.
“Vërtetë kjo veturë është e fuqishme dhe mund të lëvizë nëpër të gjitha terrenet, por kjo reklamë duket sikur të jetë për fëmijë”, ka qenë një nga komentet e shumta.
Më poshtë mund të shihni, se si u paraqit X-Class nëpër situata të ndryshme, megjithëse si makinë është pëlqyer shumë. /Telegrafi/
https://youtu.be/Be6FLU1ny9E