Mercedes-Benz ka në mendje një lloj tjetër skenari për karikimin e veturës.
Ndërsa jeni duke shijuar një kafe në pikat e Starbucks, ju mund edhe të karikoni veturën në parking.
Nëse gjërat shkojnë sipas planit, përfundimisht do të gjeni karikues të shpejtë Mercedes në mbi 100 lokacione të Starbucks në Shtetet e Bashkuara.
Dhe gjithçka fillon në Bregun Perëndimor me Interstate 5, duke kaluar në veri dhe në jug përmes Kalifornisë, Oregonit dhe Uashingtonit, përcjell Telegrafi.
Duke marrë parasysh se Starbucks u themelua në Seattle, është një vend i përshtatshëm për fillimin e këtij partneriteti.
Bëhet e ditur se karikimi me fuqi të lartë është forca shtytëse e këtij bashkëpunimi.
“Bashkëpunimi midis dy markave kryesore si Mercedes-Benz dhe Starbucks do të përmirësojë përvojën e karikimit për të gjithë drejtuesit e EV”, tha Andrew Cornelia nga Mercedes-Benz.
“Ne parashikojmë një të ardhme ku karikimi i automjetit tuaj është po aq i lehtë sa të shijoni Starbucks-in tuaj të preferuar”, shtoi ai.
Ky partneritet fillon në Bregun Perëndimor, por është një përpjekje mbarëkombëtare që do të shohë rrjetin e karikimit të mbështetur nga Mercedes të zgjerohet gjatë 12 deri në 18 muajt e ardhshëm.
Sa i përket kohës kur karikuesi i parë Starbucks do të fillojë ose ku do të ndodhë, ky informacion nuk është bërë i ditur. /Telegrafi/