Site icon Telegrafi

Mercedes tregon sesa dollarë duhet ndarë amerikanët, nëse duan ta kenë në garazhet e tyre veturën e re elektrike Maybach EQ 680

Amerikanet dhe amerikanët që duan ta kenë veturën elektrike nga Mercedes apo nënbrendi Maybach i gjigantit gjerman, duhet të ndajnë mbi 180 mijë dollarë.

Një vit pas prezantimit të veturës elektrike SUV, EQS, Mercedes Benz prezantoi veturën tjetër luksoze nën logon Mercedes-Maybach EQS 680 SUV dhe është modeli i parë i Maybach që është elektrik, transmeton Telegrafi.

Për veturën super luksoze Maybach EQS 680 SUV, blerësit në Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të gatshëm të ndajnë mbi 180 mijë dollarë, që është më pak sesa që ishte pritur.

E kjo shumë në vete sjellë edhe listën e gjatë të pajisjeve standarde në mesin e të cilave janë fellnet e veçanta 21-inç, sistemi multimedial MBUX Hyperscreen me tre ekrane dhe një tjetër prej 12-inç për dy pasagjerë në pjesën e pasme të veturës.

Aty është edhe audio-sistemi Burmester 4D. E duke marrë parasysh kategorisë që i përket Maybach EQS, pritet që shumë blerës të mos mund t’i bëjnë ballë listës së opsioneve të pajisjeve.

Pra duke i shtuar të gjitha këto, çmimi për SUV-in me 5.12 metërsh arrin në 206 mijë dollarë. Në anën tjetër çmimi i kësaj veture për blerësit në Evropë akoma nuk është zbuluar.

Peshon 2.7 tonë dhe e vënë në lëvizje dy motorë elektrik, që në mënyrë të kombinuar prodhojnë 658 kuaj-fuqi.

Me fuqinë motorike që bartet në të katër rrotat (4Matic), shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 4,4 sekonda, e ajo maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 210 kilometra në orë.

Ka një bateri me kapacitet prej 120 kWh, të mjaftueshme për të përshkuar deri në 600 kilometra. /Telegrafi/

Exit mobile version