Site icon Telegrafi

Mercedes tregon një pjesë të GLE Coupe që prezantohet nesër

Si rival kryesor, do ta ketë BMW X6

Frankfurt Motor show është një organizim i rrëndësishëm për Mercedes, ku do të prezantohet me AMG GLE, furgonin elektrik EQV, një model misterioz, si dhe modelin GLE Coupe, transmeton Telegrafi.

Para se kjo të ndodhë, modelit GLE Coupe Mercedes ia ka treguar një pjesë, ndërsa ka bërë të ditur se do ta prezantojë nesër, shumë më herët që pritej.

“Data kur vjen, është 28. 08. 2019” shkruan shkurt në shpërndarjen e fotografive, ku shihet vetëm një dritë e pasme e këtij modeli. Ky imazh nuk tregon shumë lidhur me GLE Coupe, mirëpo fotografitë që janë realizuar derisa testohej, shihet përafërsisht se si do të duket.

Vetura Mercedes GLE Coupe, do ta ketë si rival kryesor BMW X6, ndërsa është mjaft e fuqishme, me nivel të lartë teknologjie dhe dukje shumë të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version