Telegrafi

Mercedes tregon detajet e makinës së re “misterioze” (Foto)

Prodhuesi gjerman Mercedes, ka bërë të ditur se do ta lansojë në Pebble Beach – në fund të muajit – një veturë të re sportive.

Megjithëse nuk janë bërë të ditura detajet, kompania ka publikuar dy fotografi, ku shihen pjesët e kësaj makine deri tash misterioze, transmeton Telegrafi.

Derisa në njërën shfaqet një rrotë me shumë pjesë metalike, në imazhin tjetër shfaqet tavani që ka formë të pazakontë.

Mbetet të shihet se çfarë do të përmbajë kjo veturë, për të cilën nuk ka të dhëna tjera pos që do të jetë e bukur dhe me shumë befasi. /Telegrafi/