Dieter Zetche, që është drejtues i gjigantit gjerman Mercedes, ka bërë të ditur se deri më 2020 do të lansohen tri modele të reja të këtij prodhuesi, që kanë çmim të pranueshëm nga të gjithë.
Pa bërë të ditur shumën e cila duhet të paguhet, ai ka njoftuar se këto do të jenë vetura luksoze dhe sportive, që nuk u mungon asgjë dhe janë të lira, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, është thënë se do të jenë makina mjaftë të vogla, të cilat janë të destinuar për klientët e rinjë.
“Sikurse kompanitë që shesin duhan, që krijojnë cigare me aromë çokollate apo frutash, edhe ne po punojmë modele që do t’ju pëlqejnë më së shumti të rinjve”, ka deklaruar Zetche. “Në këtë mënyrë, me afrimin e klientëve të rinj ata bëhen besnikë ndaj kompanisë dhe më pas kur rriten dhe fitojnë para, duan të blejnë modelet e reja dhe të shtrenjta”.
Sipas të gjitha gjasave, këto vetura do të jenë të bazuara në modelet CUV dhe GLA, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të kenë formë të përafërt edhe me CUV mini. /Telegrafi/