Enterieri i modelit që shfaqet brenda disa javësh
Sikur prodhuesit tjerë edhe Mercedes, është duke e zgjeruar linjën e makinave SUV, transmeton Telegrafi. Mirëpo, ka rritur edhe numrin e makina të volgla të kësaj linje, ndërsa një prej tyre e ka në pritje.
Ky është modeli GLB nga G-Wegon, që Mercedes do ta prezantojë në fund të muajit në Shangai Auto Shoë.
Prodhuesi gjerman, e ka postuar imazhin me pjesët e enterierit në llogarinë zyrtare të rrjetit social, për ta hequr menjëherë. Mirëpo, mediat që merren me automobilizëm, kanë arritur dhe ruajnë imazhin, për ta ndarë me të gjithë.
Enterieri gjigant i ndjeshëm në prekje, duket se ka zëvendësuar çdo komandë dhe opsion tjetër, duke treguar për një teknologji të lartë.
Ulësja e shoferit me atë të shoqëruesit e kanë një ndarje, ndërsa para ndodhen edhe ventilatorët e mëdhenj për cilësinë të lartë të ajrit. /Telegrafi/