Timoni që është vendosur në të, pritet të jetë pjesë e të gjitha modele të reja
Pas disa muaj të imazheve nga reporterët që merren me makinat e reja, më në fund u prezantua Mercedes-Benz E-Class i ri, që është i një niveli mjaft të lartë, transmeton Telegrafi.
Derisa nuk është shfaqur në tërësi pjesa e jashtme dhe ka ende shtresa të kamuflazhit në pjesën e pasme, është shfaqur brendia e kësaj makine, që është shumë komode dhe e pajisur me teknologjinë e fundit.
Shoferi ka përbalë dy ekrane me nga 10.25 inç, njëri që kryen funksionin e të dhënave kryesore rreth veturës, derisa tjetri që ndodhet anash, shërben për sistemin infoteitment.
Kjo nuk është hera e parë, që në Mercedes i shohim dy ekrane të njëjta, por pritet që në E-Class të ri, të jenë shumë më të lidhura dhe të punojnë më shumë së bashku.
Në ekranin që është vendosur anash, është vënë sistemi MBUX, ndërsa kontrollohet me dorë nëpër sipërfaqen e ndjeshme në prekje, apo edhe me zë.
Si pjesë e teknologjisë së lartë, është vënë edhe timoni ri me shumë funksione, që do të jetë në S-Class që lansohet së shpejti dhe në të gjitha modelet tjera, se është shumë funksional dhe i mirë. /Telegrafi/