Pas lansimit të Porsche 911 – një super-makinë me linja të përkryera, shumë e fuqishme dhe luksoze – ishte paralajmëruar rivali nga Mercedes.
Njësia AMG nga kompania gjermane është kujdesur të krijojë modelin e ri që do ta sfidonte këtë rival, transmeton Telegrafi. Videoja e postuar më poshtë e shfaq makinën GT C nga afër dhe në lëvizje, si dhe jep disa statistika për të.
Nuk dihet se si do të shkojnë shitjet dhe se çfarë kërkese ka për Mercedesin e ri, por me lehtësitë që i janë dhënë shoferit e me teknologjinë e lartë, ky model pritet të jetë shumë i dëshiruar. /Telegrafi/