Kjo është hera e parë, që Model S-Class shihet nga afër dhe me shumë pak shtresa kamuflazhi
Janë bërë disa vjet, që kur Mercedes S-Class është duke u përpunuar, ndërsa deri më tani është parë disa herë me shtresa kamuflazhi, transmeton Telegrafi.
Por, ishte thënë se do të kalonte kohë e konsiderueshme, derisa të shfaqej në tërësi, derisa nuk ishte thënë asgjë lidhur me kohën kur do të lansohej.
Tani janë shfaqur disa imazhe në internet, që e shfaqin ktë model shumë më herët se që pritej, derisa kishte vetëm disa shtresa të lehta kamuflazhi.
Arkitektura e ndërtimit, është e ngjashme me modelin aktual, derisa edhe kabina është e njëjtë, por me një pjesë shumë më të avancuar.
Në këtë Mercedes S-Class, është i vendosur edhe sistemi i infotetitment i ngjashëm me ekranin gjigant që ndodhet te Tesla, që ofron lehtësira të mëdha dhe funksionon shumë mirë. /Telegrafi/