Në Frankfurt Motor Show që zhvillohet gjatë muajit shtator, do të prezantohet modeli Project One, për të cilën është folur shumë.
Deri tani, Mercedes ka publikuar disa fotografi që e tregojnë atë pjesërisht, ndërsa thuhet se është një hipermakinë, transmeton Telegrafi.
Kështu, menjëherë janë bërë ilustrime të ndryshme që e tregojnë me dukjen më të përafërt.
Së fundmi, mediet që merren me automobilizëm, kanë kuptuar nga burime të afërta se Project One do të ketë shpejtësinë e makinave të garave, por se është e destinuar për rrugë normale.
Ndryshe, është thënë po ashtu se do të jetë vetura që ka lëvizur më së shpejti ndonjëherë në pistën për testim në Nurburgring të Gjermanisë. /Telegrafi/