Fuqi jashtëzakonisht e madhe, në makinën më të vogël nga AMG
Me fillimin e Paris Motor Show, Mercedes ka qenë i shpejtë, duke prezantuar modelin e ri GLE, sedanin CLA dhe një befasi siç ishte AMG A35, transmeton Telegrafi.
Në fakt, është kjo makinë është zëvendësi i A-Class, me grill gjigant dhe shumë agresiv, rrota shumë më të mëdha dhe një krah të madh në fund që i japë stil sportiv sikurse Golf R dhe Audi RS3, me të cilat do të ketë konkurrencë të fortë. Nën kapak do ta ketë motorin me 2.0-litra që prodhon 302 kuajfuqi, ndërsa e dërgon atë në të katër rrotat përmes shtatë shpejtësive.
Eksterieri i tkurrur, nuk e bën inferior ndaj të tjerëve pasi ky Mercedes AMG A35, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta zë për 4.7-sekonda, ndërsa lëvizë me shpejtësi maksimale prej 250 kilometrave në orë.
Frenat dhe sistemi i pezullimit, janë përshtatur që të ndihmojnë shoferin sa më shumë, ndërsa është integruar edhe formati ‘rrëshqitshëm’, si paralajmërim për terrenin. Ende nuk është thënë se sa do të kushtojë Mercedes AMG A31, që pritet të lansohet gjatë janarit. /Telegrafi/