Site icon Telegrafi

Mercedes pranon: Vetura me autopilot do të shtypte një kalimtar, për të shpëtuar udhëtarët brenda

David McCarthy, që është drejtues i selisë së Mercedesit në Australi, ka pranuar se vetura që vozitet vet, mund ta shtypë kalimtarët.

Zyrtari i prodhuesit të makinave luksoze, i është përgjigjur në këtë mënyrë pyetjes se nëse një veturë me autopilot do të shtypte një fëmijë për të shpëtuar pasagjerët, apo do të shmangte dhe t’i rrezikonte ata, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, drejtuesi autonom do t’i bënte të gjitha përpjekjet e mundshme, që të mos ndodhte ndonjë aksident, por në këtë rast do të pësonte kalimtari.

“Nëse dikush hidhet para veturës, në kuptimin e plotë të fjalës, atëherë nuk ka shumë mundësi, pos që do të ulet shpejtësia në maksimum dhe të shtrëngohen rripat e sigurisë”, ka thënë McCarthy.

Me numrin e shtuar të makinave me autopilot, ka edhe raste të shpeshta të aksidenteve, por gjithmonë e më shumë po shtohen zërat nëse kompanitë fokusohen në sigurinë e udhëtarëve brenda apo të njerëzve që janë në rrugë.

“Nëse ke mundësi ta shpëtosh një njeri, bëje dhe mos ia rreziko jetën. Njerëzit që janë brenda janë shumë më të mbrojtur dhe nuk bën të lëndohen”, ka shtuar zyrtari i kompanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version