Site icon Telegrafi

Mercedes po e teston një model të ri të maskuar si E-Class (Foto)

Dyer që i janë vendosur kësaj makine, mund t’ju mashtrojnë

Kompanitë që prodhojnë vetura, gjejnë mënyra të ndryshme që t’i testojnë modelet e reja, apo përditësimet që ua bëjnë, transmeton Telegrafi.

Shumica e tyre mbështillen me shtresa kamuflazhi, ndërsa nganjëherë provohet edhe forma më ekstreme, si Jaguar që e testoi SJ200 të maskuar si furgon Ford.

Megjithëse nuk është nivel aq i lartë i fshehjes, Mercedes e ka maskuar modelin e fundit, sikur të jetë një E-Class e re. Pas që e kemi parë E-Class duke u testuar, këtu është një SL i ri.

Njohësit e automobilizmit, kanë bërë të ditur se është një SL, meqenëse këtë model Mercedes është duke e punuar në platformën Modular Sports Arcitecture, si sedan më katër dyer.

Makina do t’i ketë 1,800 kilogramë, pasi që do të shfrytëzojë pjesën e jashtme të AMG GT, të cilin edhe do ta zëvendësojë.

Shefi i dizajnit në Mecedes, Gordon Wargner ka bërë të ditur se SL do të përdorë pjesë të dizajnit të 300 SL Gullwig, që është Mercedesi më i bukur i të gjitha kohërave.

Kamuflimi që i është bërë këtij Mercedes SL, të cilit i janë shtuar dy dyer dhe karriget e pasme, nuk lejon që të shihet se si do të duket. Në anën tjetër, nuk bëhet e ditur se kur mund të lansohet. /Telegrafi/

Exit mobile version