Aplikimi për patentën e re, tregon për ndonjë makine të re që mund të vijë
Prodhuesi gjerman Mercedes, ka përdorur shumë emra dhe frazë që t’i emëroj modelet e reja, por duket se i kanë mbetur edhe disa shkronja pa i shfrytëzuar, transmeton Telegrafi.
Raporti i fundit, tregon se e ka patentuar një emër të ri, të cilin sigurisht do ta përdorë për një makinë të re.
AutoGuide raporton se Mercedes e ka patentuar emrin O-Class, si dhe derivate tjera që vijnë me të si O 120, O 140, O180 dhe O 200. Sipas të gjitha gjasave, këto emra do ta mbajë ndonjë furgon apo autobus.
Këto spekulime, janë bazuat te emërimi i autobusit Citaro si O530, apo përdorimet e mëparshme si O319 dhe O405.
Patenta nuk zbulon më shumë, vetëm se emri është siguruar për makinë motorike dhe motor për makinë. /Telegrafi/