Site icon Telegrafi

Mercedes ngacmon fansat me një veturë elektrike me një distancë prej 1000 kilometrash

Koncepti i automjetit nga prodhuesi gjerman i automobilave do të prezantohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Bumi i veturave elektrike po përparon edhe në Mercedes-Benz. Me një foto të re, prodhuesi gjerman i veturave ka ngacmuar fansat e tij me veturënn elektrike të ardhshme.

Mercedes-Benz VISION EQXX supozohet të jetë një automjet i ri, ultra-efikas, thjesht elektrik me një distancë prej 1000 kilometrash në “kushte reale të rrugës”.

Sipas COO të Mercedes-Benz Markus Schäfer, vetura do të prezantohet më 3 janar 2022. Automjeti do të përdoret për të testuar teknologji të reja për të përmirësuar efikasitetin e automjeteve elektrike, raporton electrek.

Schäfer tha se automjeti i ri do të pajiset me bateri me një densitet energjie 20 për qind më të lartë se në EQS.

Edhe pse është ende vetëm një automjet konceptual, është bërë e qartë se një pjesë e teknologjisë së konceptit do të përfshihet në platformat e reja të automjeteve elektrike që do të përdoren në Mercedes-Benz në të ardhmen.

Mercedes-Benz njoftoi së fundmi në një plan të përditësuar të elektrifikimit se do të kalonte në automjete plotësisht elektrike deri në vitin 2030. /Telegrafi/

Exit mobile version