Është S-Class i ri me një pamje të re si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.
Versioni Mercedes-Maybach i S-Class të ri do të debutojë në nëntor në Panairin e Automjeteve Guangzhou në Kinë. Këto pamje nga Kolesa ofrojnë një pamje të shkëlqyeshme të asaj që mund të presësh kur të vijë sedani ultra-luksoz, shkruan Motor1.
Në pjesën e jashtme, Maybach do të jetë përgjithësisht i ngjashëm me S-Class të ri, transmeton Telegrafi. Ndryshimi i madh do të jetë në pjesën e përparme, ku ky model do të shfaqë emrin Maybach mbi shiritat vertikalë, të kromuar. Ndryshimet do të ketë edhe në pjesën e pasme, por jo shumë të theksuara.
Maybach S-Class do të jetë më i gjatë se versioni standard i sedan.
Maybach do të jetë varianti i vetëm i gjeneratës së re të S-Class që do të jetë në dispozicion me një motor V12. Mendohet se ai do të ketë një motor 6.0 që zhvillon 621 kuaj fuqi.
Në Shtetet e Bashkuara, modeli aktualisht shitet me 173,000 dollarë për modelin V8 dhe 202,550 dollarë për V12. /Telegrafi/