Makina SUV bie në sy për madhësinë, në krahasim me makinat tjera
Kompania gjermane Mercedes, sapo e ka prezantuar modelin GLS SUV që do të rivalizojë me BMW X7, transmeton Telegrafi.
Kjo makinë me 483 kuaj fuqi, nuk është e vetmja e këtij lloji, pasi së shpejti mund ta shohim edhe një SUV tjetër gjigant, që duket se është gati për prodhim.
Reporterët që merren me makinat e reja, e kanë kapur një Mercedes-Maybah GLS 63 që testohej në rrugë, në trafik të hapur.
Megjithëse ma shtresa më mëdha kamuflashi, vërehet madhësia që ka dhe e dallonte mes makinave të zakonshme. Për dallim prej modelit actual, mund t’I vërehet vetëm grilli i ri.
Deri më tani, dihet se ky Mercedes-Maybach GLS 63 do t’I ketë 600 kuaj fuqi, ndërsa nuk dihet s ekur mund të lansohet. /Telegrafi/