Kompania prestigjioze e prodhimit të veturave, ka njoftuar se gjatë muajit shtator do ta lansojë modelin Landaulet S650.
Nuk janë dhënë detajet e kësaj super-veture, e cila do të prezantohet në Paris Auto Show, transmeton Telegrafi.
Pos që thuhet se nën kapak e ka motorin V12 me 650-kuaj fuqi, nuk jepen specifika tjera.
Deri në prezantim, mbetet të shihet se çfarë kanë punuar dizajnerët e Mercedes-Maybach, të cilët kanë thënë se do të jetë një vepër e rrallë.
Megjithatë, të jepet lajmi pa fotografi do ishte e kotë, andaj Auto Gespot ka arritur ta gjej një fotografi, ku shihet Landaulet.
Kjo veturë është fotografuar në largësi, derisa po lëvizte nëpër një rrugë të hapur, gjatë muajit të kaluar. /Telegrafi/